Kafshët e kopshtit zoologjik rrezikojnë të përfundojnë në thertore?

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Për shkak të pandemisë së Coronës kopshtet zoologjike në Gjermani janë mbyllur.

Ndërsa të ardhurat mungojnë, kostot vazhdojnë. Për këtë shkak kafshët e kopshtit zoologjik Neumünster rrezikohen të përfundojnë në thertore.

Drejtoresha e kopshtit zoologjik Neumünster, Verena Kaspari, të drithëron me fjalët e saj se çfarë do të ndodhë, nëse situata përkeqësohet për shkak të krizës së Coronës.

“Nëse – dhe ky është me të vërtetë rasti më i keq – pra nëse nuk do të kemi më para për të blerë ushqim për kafshët, ose nëse ndodh që furnizuesi me ushqime nuk mund të vijë më për shkak të kufizimeve të reja, unë do të detyrohem të ther disa kafshë për të ushqyer kafshët e tjera” – tha Kaspari për agjencinë e lajmeve dpa. Ajo tha se ka përgatitur madje edhe një listë të kafshëve që do të theren të parat.

Prej katër javësh parku zoologjik Neumünster në veri të landit Schleswig-Holstein është mbyllur për shkak të pandemisë sikurse të gjitha kopshtet zoologjike dhe parqet safari në Gjermani.

Por nëse nuk ka vizitorë, parkut i mungon burimi kryesor i të ardhurave. Dhe ndërsa shumë ndërmarrje mund t’i ulin kostot nëqoftëse nuk kanë të ardhura, kjo është e pamundur në kopshtet zoologjike.

Sepse pavarësisht, nëse ka apo s’ka vizitorë dhe të adhura, kafshët duhet të ushqehen dhe të trajtohen prej veterinerit, dhe vendet ku rrinë ato duhet të pastrohen.

Deutschland | Coronavirus - Zoos in Not (picture-alliance/dpa/C. Rehder)

Kosto të vazhdueshme

“Kopshti zoologjik i Këlnit ka kosto prej 50,000 eurosh në ditë”, thotë Volker Homes, kryetar i Shoqatës së Kopshteve Zoologjike (VdZ), e cila përfaqëson 56 kopshte zoologjike në Gjermani. Ato normalisht kanë rreth 35 milion vizitorë në vit. Një shembull tjetër: që prej mbylljes për shkak të pandemisë kopshti zoologjik Hellabrunn në Mynih ka shënuar një deficit prej rreth dy milion eurosh.

Kostoja e ushqimit për kafshët është problemi më i vogël. Problemi më i madh është një faktor tjetër: “Kostot e personelit përbëjnë mbi 50 përqind të kostove në kopshtet tona zoologjike”, thotë Homes.

Të ngjashme