Kajtazi: Ligjet për mbrojtjen e grave ekzistojnë, por mungon vullneti për t’i implementuar

Prishtinë | 08 Mar 2018 | 13:16 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja nga radhët e LDK-së Lirije Kajtazi, tha se dhuna ndaj gruas ndikon seriozisht në zhvillimin ekonomik të një gruaje. Ajo tha se mjaftueshëm kemi ligje për mbrojtjen e grave, por mungon vullneti për t’i implementuar ato, raporton Ekonomia Online.

“Grupi Parlamentar i LDK-së duke mbrojtur kujdesin në mbrotjen e familjes bën thirrje që ky Kuvend të respektojë aktet që ka miratuar, duke forcuar elementet e zbatimit të ligjit dhe për të dënuar shkelësit e tyre”, tha Kajtazi.

Një prej problemeve tjera sipas Kajtazit qëndron edhe fakti i vonesave në trajtimin e lëndëve në gjykata.

Të ngjashme