Kamberi: E pritshme nga pushteti i Vuçiqit që intonimi i himnit të Serbisë në shkolla të bëhet obligim ligjor

Prishtinë | 22 Dhj 2021 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi e ka kundërshtuar propozimin që himni shtetëror serb të jetë obligativ që të intonohet në të gjitha shkollat me fillimin e vitit shkollor. Kamberi ka mbajtur një fjalim në seancën e Kuvendit të Serbisë ku ka thënë se pushteti në Serbi po fshihet pas nacionalizmit në emër të patriotizmit.

“Sot po kërkohet prej nesh të votojmë që tash e tutje nxënësit e shkollave të Serbisë ta fillojnë vitin e tyre shkollor më intonimin e himnit ‘Bože Pravde”. E pritshme, se nuk mund të pritej ndryshe nga kjo qeveri, nga ky pushtet. Deri sot nuk keni arritur t’i jepni qytetarëve të Republikës së Serbisë, ekonomi, mirëqenie, drejtësi, shëndetësi, arsim, të drejta, perspektivë etj. Prandaj flitni për “botën serbe”, për krenarinë dhe dinjitetin e popullit serb, për lavdinë e tij historike. Fsheheni pas nacionalizmit në emër të patriotizmit”, ka thënë Kamberi.

Nxënësit e gjimnazit në Malishevë protestojnë pasi dyshohet se zëvendësdre…

Shpenzoni 30 sekonda për të rritur përvojën e kënaqësisë seksuale
Deputeti nga Bujanoci ka thënë tutje se propozimi që intonimi i himnit të bëhet me ligj është frymë anti-republikë.

“Pra, propozimi i sotëm është i juaji, por fryma dhe shpirti politik janë të këtij klubi. Është politika anti-republikë, anti-modernitet dhe anti-diversitet. Është politikë e atyre që duan entitet të pastër etnik ose religjoz. Që duan komb të gjakut etj. Apo që do ta pëlqenin edhe kthimin në para-Republikë, qoftë edhe monarki. Prandaj edhe nuk ju pengojnë himnet arkaike, klerikale dhe monarkiste”, ka thënë ndër të tjera Kamberi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme