Kamenica nga zona e portokalltë kalon në të kuqen, Kastrati thotë se nuk ndihen të befasuar

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 20:47 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Kamenicës sot ka kaluar në zonën e kuqe nga zona e verdhë që ishte deri më tani sa i përket numrit të personave të infektuar me coronavirus.

Kryetari Qëndron Kastrati thotë për RTV Dukagjinin se vendimi ishte i pritshëm sepse virusi ishte në vendbanime të ndryshme.

“Ditëve të fundit numri i të infektuarve rritej dhe pritej që dita-ditës të kalonim në këtë zonë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kastrati thotë se qytetarët duhet t’i respektojnë masat e vendosura nga qeveria edhe pas ndryshimit të zonave.

Kryetari i Kamenicës thotë se numri i përgjithshëm i të prekurve me coronavirus prej 357 nuk është shumë i lartë, por varet si do të sillemi në të ardhmen.

“Për fat të keq 22 persona i kemi pasur të vdekur nga coronavirusi”, deklaroi ndër të tjera Qëndron Kastrati.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme