Kampanja për mbrojtjen e mjedisit “Ec me ne”, bashkon 15 komuna

Prishtinë | 22 Sht 2019 | 13:27 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka organizuar kampanjën “Ec me ne” në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, e cila ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit.

Shefi i Divizionit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Mjedisit, Zymer Mrasori, tha për EkonomiaOnline se kampanja “Ec me ne” ka bashkëpunuar me 15 komunat e Kosovës duke zhvilluar aktivitete të ndryshme për mobilizimin qytetarë.

“Java e lëvizshmërisë ka filluar me 16 shtator dhe sot është dita e fundit pa makina, ku ne si ministri me 15 komuna kemi zhvilluar aktivitete të ndryshme. Duke filluar nga çerdhet, shkollat fillore e të mesme. Ka qenë një gatishmëri e mirë me të gjitha komunat. Komuna e Suharekës ka organizuar dhe ka koordinuar aktivitetin mjaftë mirë dhe ndihemi të kënaqur”, tha ai.

 Mrasori theksoi se Kosova është pjesë e kampanjës evropiane që nga viti 2012.

Siç tha ai, vendi ka treguar rezultatet të kënaqshme, duke ngritur vetëdijesimin qytetar.

“Java e lëvizshmërisë daton që nga viti 2002, por ne si Kosovë jemi kyçur nga viti 2012. Kemi shënuar rezultate të kënaqshme. Komunat kanë gjetur një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë. Mbase është rritur edukimi qytetar si dhe është bërë ngritja e kapaciteteve si në nivel komunal ashtu edhe qendror”, ka  thënë ai.

Ai njoftoj se qytetarët po e mirëpresin mjaftë mirë ftesën për t’iu bashkuar kampanjës pa makina.

Mrasori i bëri thirrje komunave që të hartojnë plane të mobilitetit, pasi sipas tij bëhet lëvizja e lirë dhe siguria e qytetarëve.

“Jashtëzakonisht qytetarët iu përgjigjen ftesës. Jemi shumë të kënaqur me pranin dhe vetëdijesimin qytetar. Shumë komuna kanë hartuar plane të ndryshme sa i përket zhvillimeve. Duke filluar nga strategjitë komunale, urbane, rregullative. Andaj kërkoj nga komunat të hartojnë plane lokale për veprim në mjedis si dhe të hartojnë plane të mobilitetit, janë të rëndësishme ngase përveç lëvizjes së lirë të qytetarëve ka edhe një siguri më të madhe për gjithë qytetarët e vendit”, u shpreh Mrasori.

Qytetarët e Komunës së Suharekës, kërkojnë nga kryetari i Komunës së Suharekës ndërtimin e shtigjeve për biciklistët, pasi ata janë përdoruesit e rregullt.

“Po e përdori çdo ditë. Ka hapësirë por jo edhe shumë. Kërkesa ime ndaj kryetarit është të ndërtoj shtigje të biçikletave”.

“Po çdo ditë e voziti biçikletën. Nuk ka mjaftë hapësirë për të vozitur biçikletën. Kërkesa ime është që të ndërtoj sa më shumë shtigje për biçikleta”, thanë ata.

Të ngjashme