Kandidatët e doktoratës në Ekonomik s’pranojnë të ritestohen, paralajmërojnë procedurë gjyqësore

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 12:46 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës kanë protestuar kandidatë të cilët janë pranuar në studimet e doktoratës në Fakultetin Ekonomik, por që sipas një vendimi të Senatit ata janë të detyruar ta përsërisin provimin pranues, raporton Ekonomia Online.

35 studentët e pranuar në dhjetor të vitit të kaluar kanë angazhuar një avokat për të kundërshtuar këtë vendim të Senatit.

Egzon Lajqi, avokat i angazhuar nga kandidatët e doktoraturës të Fakultetit e Ekonomik, tha se vendimi i Senatit për të ritestuar studentët nuk ka bazë ligjore.

“Vendim i padrejtë, i pabazë. Nuk është i bazuar në asnjë pikë ligjore, në asnjë nen e dispozitë ligjore. Vendimi i Senatit i cili është dhënë për t’u rikthyer në pikën zero procesi i testimit të kandidatëve në nivelin e doktoratës është i pabazë dhe kjo dëshmohet me vet vendimin e tyre pasi pikat në të cilat janë thirr e që njëra prej tyre është pretendimi i konfliktit të interesit. E dyta këta jnë thirr në atë që akumulimi i pikëve ka qenë në mënyrën e gabuar sipas njesive akademike, as kjo s’ka bazë ligjore pasi ka drejtime apo departament të veçantë në Fakultetin Ekonomik, ku provimit i jnaë nënshtruar komplet në gjuhën angleze. Pse duhet këtyre me ju vlerësu ndamas pikët e gjuhës angleze, është shprehur ai.

Lajçi ka paralajmëruar se nëse nuk reflektohet në këtë drejtim do të nisin një procedurë gjyqësore ndaj Senatit.

“Nëse nuk vepron Senati ne do të vazhdojmë me procedurë gjyqsore, nuk do të lejohet që studentët të hyjnë prap të riprovohen” ka shtuar ai.

Ndërsa Arjeta Halimi studente e degës së Menxhmentit në këtë Fakultet tha se ata nuk pranojnë që t’i nënshtrohen riprovimit.

 “Jemi pranuar në studimet e doktoratës dhe ne kemi bërë një ankesë në Senatin e Universitetit të Prishtinës, lidhur me vendimin të cilin e kanë nxjerrë edhe na besojmë që ky vendim është i pabazë dhe ne kërkojmë që Senati me kthy përgjigje sa më shpejt dhe ne me i vazhdu studimet e doktoratës. Ne nuk pranojmë ripërsëritje të provimit. Kauza jonë është e drejtë” është shprehur ajo.

Kurse Prorektori Kurtesh Sherifi ka thënë se arsye e marrjes së këtij vendimi është mundësia e shfaqjes së interesit të konfliktit duke njoftuar se për këtë çështja ata i janë drejtuar Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Avokatit të Popullit.

“Na vjen keq që kemi ardhur deri në këtë situatë kur kandidatët të cilët janë në proces të konkursit akoma janë në listat preliminare. Duke u bazuar në statutin e Universitetit të Prishtinës dhe rregulloret në fuqi, Fakulteti Ekonomik ka përgaditur listat prelimare për të cilat ne si komison qëndror i studimeve të doktoratës dhe Senati i Universitetit të Prishtinës ka konstatuar dy probleme në këtë fakultet. I pari është lidhja e disa kandidatëve në listat preliminare me profesorë të cilët janë të punësuar apo edhe në menaxhment, për të ciët ne kemi kërkuar një interpretim ligjor nga Zyra e Avokatit të Popullit dhe Agjencia Antikorrupsion, se a paraqet kjo ndonjë problem apo konflikt ineteresi për të cilën ne si menxhment jemi të obliguar ta kemi me shkrim dhe të vazhdojmë me procedurën tjetër. Në këtë fakultet janë shënuar edhe shkelje tjera procedurale për të cilën ne kemi vendsour përsëritje konkursi për të gjithë kandidatët që kanë aplikuar” ka thënë ai.

Të ngjashme