Kandidatët e pranuar në studime të doktoratës në Fakultetin Ekonomik protestojnë para rektoratit të UP-së

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Kandidatët e pranuar në studimet e doktoratës në Faktultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës do të protestojnë përsëri nesër para rektoratit të UP-së.

Protesta pritet të mbahet të hënën në orën 12:00.

Kjo protestë është organizuar për shkak të një vendimi të Senatit, i cili i detyron ata të përsërisin provimin pranues.

Organizatorë të protestës së nesërme kanë bërë të ditur se Agjencia Kundër Korrupsionit e ka dhënë opinionin e saj i cili përputhet me kërkesën e kandidatëve, derisa këta të fundit nesër do të kërkojnë dhënien sa më të shpejtë të opinionit edhe nga Avokati i Popullit.

Kujtojmë që kandidatët e pranuar për studime të doktoratës kanë protestuar edhe të premten para rektoratit të Universiteti të Prishtinës, ndërsa edhe më tej kanë paralajmëruar protesta, deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Të ngjashme