Kandidatët nuk mund të hyjnë në provim për patentë shofer, s’ka rrymë!

Prishtinë | 19 Dhj 2018 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Qendra për paraqitjen e provimit për patentë shoferë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë tash e dy ditë nuk është duke ofruar shërbime për qytetarët.

Për shkak të mungesës së energjisë elektrike, kjo qendër dje dhe sot po kthen prapa kandidatët.

Njëri nga kandidatët ka dërguar fotografi të lajmërimit të vendosur në derën e Qendrës në Prishtinë.

“Lajmërohen kandidatët për paraqitje të provimit që sot nuk punohet për shkak të mungesës së rrymës elektrike”, thuhet në letrën e shkruar me dorë, e që është vendosur në derë.

Të ngjashme