Kandidati i PDK-së që mbeti i vrarë në Pejë kishte publikuar para disa orëve në Facebook

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 21:41 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Pejës.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy zyrtarë të PDK-së kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është plagosur.

Për Ekonomia Online kanë konfirmuar nga PDK-ja se kandidati i tyre për kryetar të komunës së Pejës, Astrit Ademaj, është njëri ndër të vrarët

Ndërsa, tjetri është ish-kandidati i PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.

Ademaj kishte prezantuar kandidatin Selmon Berbati për Asamble Komunale në Pejë.

Të ngjashme