Kanë pushuar hetimet për gjetjen e mbetjeve mortore në Pendën e Livoqit

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Gjilanit ka konfirmuar se kanë pushuar hetimet e bëra në Pendën e Livoqit, qëkur Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX) kishte zhvilluar kërkime nën dyshimin se në këtë liqe artificial gjendeshin mbetjet mortore të serbëve të vrarë pas përfundimit të luftës së vitit 1999.

Ndërkaq, pas pushimit të hetimeve, Komuna do të fillojë ta bëjë pastrimin e liqenit. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se ata do të vazhdojnë implementimin e projekteve, të cilat janë në dobi të qytetarëve, duke përfshirë edhe pastrimin e liqenit, i cili është i ndotur edhe nga derdhja e ujërave të zeza, shkruan sot Koha Ditore.

Ai ka thënë se qeverisja komunale ka investuar në ndërtimin e sistemit të kanalizimit në zonat rurale me qëllim që të parandalohet edhe ndotja e ujërave.

Të ngjashme