Kanoset drejtori i Spitalit të Gjakovës, arrestohet një person

Prishtinë | 20 Gus 2022 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Spitalit Rajonal në Gjakovë, ka informuar se është kanosur nga një person.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premte rreth orës 08:30 në rrugën “Dëshmorët e Lirisë”, në Gjakovë.

Tutje në raport, bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ankuesi mashkull kosovar Drejtor i Spitalit Rajonal Gjakovë, ka informuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme