Kanosje me thikë në Leposaviq, shkak një mosmarrëvshje mes dy personave

Prishtinë | 12 Tet 2021 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Pas një mosmarrëveshje që kishin pasur mes vete, një person në Leposaviq ka raportuar në polici se ishte kanosur me thikë nga një tjetër person.

Pas intervenimit të policisë, personit në fjalë iu është konfiskuar thika dhe pas intervisitimit të palëve nga prokurori ata janë liruar në procedurë të rregullt.

“Viktima mashkull kosovar ka informuar se pas një mosmarrëveshje, është kanosur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari shoqëruar në stacion policor dhe nga ai është konfiskuar një thikë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Të ngjashme