Në Vërmicë kapen 10 telefona të kontrabanduar

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Në pikë-kalimin kufitar të Vërmicës, oficerët doganorë kanë parandaluar futjen e 10 telefonave mobilë.

Në këtë pikëkalim është paraqitur kombi-bus me targa kosovare i linjës Prishtinë-Ulqin-Prishtinë, derisa pas pyetjes nga ana e oficerëve doganorë personi përgjegjës është përgjigjur qe nuk ka asgjë, pastaj i njëjti automjet është selektuar për kontroll në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit, nën karrigen e parë është hasur në mallra të padeklaruara:

Telefona të mençur Samsung Galaxy A32 në sasi prej 10 copë në paketim së bashku me adaptera (mbushës).

Të gjitha mallrat janë konfiskuar,si dhe rasti ka vazhduar për kundërvajtje doganore.

Të ngjashme