Kapen mbi 8000 litra vaj motorik i kontrabanduar

Prishtinë | 25 Pri 2022 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolle në një lokacion të dyshimtë dhe me ketë rast ka hasur ne 8346 Litra Vaj Motorik te Kontrabanduar me origjinë nga Irani.

Në njoftim thuhet se vlera këtij Malli llogaritet të jetë mbi 10,000 Euro dhe shmangiet nga detyrimet Doganore janë rreth 7,000 Euro.

“Lidhur me kete rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorit rasti procedohet me kallzim penal, mallrat janë sekuestruar.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095″.

Të ngjashme