Kapet kamioni me migrantë, mes tyre gjashtë fëmijë

Prishtinë | 04 Shk 2022 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Është kapur një kamion me 14 migrantë, ku mes tyre janë edhe gjashtë fëmijë.

Policia njofton se në mesin e ture ishte edhe një grua të cilës iu është ofruar trajtim mjekësor, përcjell Klankosova.tv.

“Si rezultat i veprimeve të njësiteve policore dhe atyre të doganës së Kosovës në një kamion me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull shtetas i Shqipërisë, kanë gjetur 14 migrantë (6 fëmijë dhe 8 të moshës madhore)  shtetas afgan, në mesin e tyre edhe një grua të cilës iu është ofruar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Tutje, bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Të ngjashme