Kapet një kamion duke kontrabanduar pije alkoolike dhe sheqer

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Të shtunën në  Mitrovicë njësitë e doganës e kanë parandaluar hyrjen e një kamioni i cili transportonte mallra të kontrabanduara.

“Sot paradite në afërsi të Zveçanit, njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndalur për kontrollë një kamion të tonazhit të ultë, pas dyshimeve se mund të ketë mallra kontrabandë”, thuhet në njoftimin nga Drejtoria e Doganës e Kosovës.

“Fillimisht drejtuesi i kamionit ka tentuar të largohet por intervenimi i suksesshëm oficerëve ka rezultuar me ndalimin e këtij mjeti transportues”.

Ata kanë thënë se nga kontrolli kanë gjetur mallra akcizore, prej tyre një mijë e 500 litra birra e një ton sheqer.

“Mallrat dhe mjeti transportues janë konfiskuar, derisa rasti ka vazhduar për kundërvajtje”.

Të ngjashme