Kapet një person me granatë në dorë në afërsi të objektit të Komunës në Fushë-Kosovë

Prishtinë | 25 Nën 2020 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Një person është kapur së bashku me një granatë në dore nga policia e Kosovës në afërsi të objektit të komunës së Fushë Kosovës.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës Ali Topalli.

Topalli tha se rasti ka kaluar pa pasoja.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci, tha për Klanin se dyshohet se personi në fjalë ka kanosur me granatë një person tjetër.

“Me datë 25.11.2020 rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën për një kanosje me granatë dore të ndodhur në rrugën “Tahir Zema” në Bresje të Fushë Kosovës. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në të dyshuarin me granatën e dorës”.

“Nga intervenimi policor janë parandaluar pasojat e mundshme në këtë rast pasi që në bazë të informatave fillestare dyshohet që ky i dyshuar ka kanosur me granatën në fjalë një person tjetër. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në stacionin policor për procedim të mëtejmë, përderisa granata është tërhequr në mënyrë të kontrolluar nga ana e njësisë së specializuar për menaxhimin me mjete shpërthyese”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme