Kapet një sasi e konsiderueshme e plumbave në aeroport

Prishtinë | 21 Dhj 2018 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Një sasi e konsiderueshme e fishekëve është kapur sot në Aeroportin e Prishtinës te një pasagjer i cili po fluturonte nga Gjermania.

“Personi në fjalë ka kaluar nëpër kanalin e gjelbër nga ku është selektuar për kontrollë të valixhes. Pas imazheve në skaner oficerët kanë vërejtur se personi transportonte gjësende të dyshimta dhe është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes. Gjatë kontrollimit të valixhes është gjetur mall i ndaluar: Plumba të kalibrit 9mm – 250 pce”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Dogana.

Pas zbulimit oficerët kanë ndaluar personin edhe rasti është përcjell tutje për trajtim nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme