Është përfshirë nga zjarri një fabrikë për prodhimin e peletit në fshatin Nakarad të Fushe Kosovës.
Zjarrfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes dhe zjarri po lokalizohet.
Bëhet e ditur se ende nuk dihen shkaqet e ardhjes deri te ky zjarr dhe nuk ka dëme në njerëz, por vetëm ato materiale, siç janë makineritë e peletit.