Kaq persona të vdekur janë larguar nga listat e votimit

Prishtinë | 16 Tet 2021 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Nesër do të mbahen zgjedhjet lokale në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Pra, 1 milionë e 885 mijë persona kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, shkruan Reporteri.net

Ndërsa, nga listat e votimit janë larguar 18 mijë e 252 të vdekur. Në lidhje me këtë Reporteri.net kontaktoi me zëdhënësi e KQZ-së, Valmir Elezin.

“Që nga procesi i fundit zgjedhor, KQZ-ja ka gjetur një metodë të veçantë që i shërben saktësisë dhe pastrimit të listës votuese. Nga departamenti i pensioneve që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, kemi pranuar një bazë të të dhënave me emrat e personave të cilët janë larguar nga skema pensionale për shkak të vdekjes dhe zyrtarët e KQZ-së kanë verifikuar këto të dhëna në terren”, tha fillimisht ai.

“Pas zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit, numri i personave që janë larguar si të vdekur nga lista votuese është 18 mijë e 252. Pjesë më e madhe e tyre, 14 mijë e 81 emra, janë larguar nga lista votuese sepse të njëjtit janë larguar nga skema pensionale”, tha Elezi për Reporteri.net

Të ngjashme