Kardinali Ernest Simoni arrin në Prishtinë, lutet për paqe dhe dashuri mes popullit shqiptar

Prishtinë | 04 Sht 2017 | 12:56 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

I dërguari i posaçëm i Papa Françeskut, kardinali shqiptar, Ernest Simoni ka mbërritur nga Vatikani në katedralen ”Nënë Terezë”, raporton Ekonomia Online.

Kardinali Ernest Simoni, në një konferencë për media tha se është i lumtur që Papa Françesku e ka përzgjedhur atë për të ardhur në Kosovë dhe për t’i përcjell bekimet e tij.

Ai u lut që të mbretëroj paqja e dashuria te populli shqiptar.

Kardinali, ka thënë se ende nuk dihet ndonjë datë se kur Papa Françesku mund ta vizitojë Kosovën. Sipas tij vizita e tij në Kosovë, është çështje protokolli.

Kardinali shqiptar, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje nëse Vatikani do ta njohë Kosovën.

Pas konferencës kardinali ka vizituar punimet që janë bërë në katedrale. Kardinali do të ta shuguroj nesër katedralen “Nënë Terezë” në emër të Papës.

Të ngjashme