Kastrati dhe Bahtiri vejnë themelet e 51 shtëpive për skamnorët

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Në Frashër të Mitrovicës është vënë gurthemeli për ndërtimin e 51 shtëpive për familjet në nevojë.

40 shtëpi do të ndërtohen nga humanisti Halil Kastrati, 10 të tjera nga biznesmenë të Mitrovicës si dhe një shtëpi do të financohet nga komuna, njofton Klan Kosova.

Ndërtimi i këtyre shtëpive parashihet të përfundojë më 28 nëntor – në këtë ditë do t’u dorëzohen çelësat familjeve që do të përzgjidhen nga komuna.

Të ngjashme