Kastrati: Jemi duke i kërkuar kontaktet që ka pasur i prekuri

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 17:30 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Kamenicës është duke i hulumtuar kontaktet që ka mundur t’i ketë pasur personi i prekur me Coronavirus në këtë komunë.

Në një intervistë për Ekonomia Online,  kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se pas njoftimit nga IKShP-ja se i prekuri është nga fshati Topanicë është vendosur që ky fshat të futet në karantinë.

Kastrati ka thënë se gjendja se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe nuk ka sëmundje kronike dhe janë duke u angazhuar të t’i identifikojnë personat me të cilët i infektuari me Coronavirus ka pasur kontakt.

“Tash po angazhohemi që të gjejmë mundësitë e kontakteve që i ka pasur qoftë ky qoftë të tjerët në mënyrë direkte ose indirekte dhe të kërkojmë që të bëhet testimi i të gjithë atyre”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se pas marrjes së informatës së informacionit nga Policia se i prekur nuk ka qëndruar në izolim janë duke i hulumtuar të gjitha kontaktet.

“Ende jemi duke hulumtuar  se me kënd ka pasur kontakte. Ne e kemi pasur shtabin që ndërkohë e kemi plotësuar, me kapacitetet dhe me mundësinë tonë të mundojmë të përgatitemi për një situatë tjetër ku numri i të prekurve do të ishte më i madh dhe nevojat do të jenë më të mëdha”, tha ai.  

Ai ka thënë se me insistim të Komunës është bërë testimi i personit të prekur.

“Dje është identifikuar rasti i parë në Komunën e Kamenicës, bëhet fjalë për një 42 vjeçar i cili jeton në Kamenicë por është vozitës i një agjensioni turistik  që e ka një linjë Kosovë-Gjermani. Ky ka hyrë me datën 18 në Kosovë,   në pikën e Dheut të  Bardhë dhe pothuajse për 12 ditë nuk ka pasur simptoma, pas një insistimi të tij dhe tonit si komunë edhe pse nuk i kishte simptomat kryesore të COVID-19, IKShP-ja ka pranuar të i bëjë testim qytetarit dhe është i infektuar me virusin “, shtoi Kastrati.

Ai ka treguar se sfidë për Kamenicën, është pajisja e policisë dhe stafit vullnetarë me pajisje mjekësore, kurse QKMF-ja është e pajisur mirë me paisje për luftimin e Coronavirusit.

“Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe stafi shëndetësorë janë duke u furnizuar mirë, por një prej sfidave që kemi tash është pajisja e Policisë dhe vullnetarëve”, tha Kastrati.

Kastrati u ka bërë thirrje qytetarëve  që të respektohet lëvizja e kufizuar dhe këshillat e rekomandimet e IKShP-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Tash shumica e Komunave kanë   të identifikuara  dhe gjendja reale jam i bindur që është më shumë se 100 dhe tash jemi në situatën kur e gjithë Kosova  duhet me konsideruar që është në izolim. Gjatë orës policore nuk duhet askush të lëvizë por edhe në kohën tjetër qytetarët duhet të lëvizin vetëm për nevoja emergjente”.

Të ngjashme