Kastrati: Komunikata për aktakuzë ndaj Thaçit e Veselit nuk ka asgjë permbajtësore juridike

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i PSD-së, Gëzon Kastrati përmes një postimi në Facebook ka thënë se komunikata e aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit është skandal, ka shkruar Kastrati.

Postimi i plotë:

Nese e lexojme tekstin e komunikates per aktakuze ndaj Thacit dhe Veselit skandalizimi eshte i pashmangahem (pervec ndokujte qe deshira ia mund arsyen).

Po dua te besoj qe eshte ndonje gabim i cfaredo lloji, qofte edhe hakim nga persona te jashtem dhe me padurim po e pres nje konfirmim per vertetesine e lajmit.

Perndryshe, nese eshte nje komunikate zyrtare, verehet ashiqare tendenca politike. Ne fakt eshte kryekeput politike dhe nuk ka asgje permbajtesore juridike.

Nga nje prokurori me personel nderkombetar, qe pretendon me qene serioze, eshte e papranueshme ne komunikim zyrtar me thene per dike qe akuzohet per vrasjen e RRETH 100 njerezve. Rreth 100 persona nuk do te duhej te thoshte as nje qytetar i thjeshte nga hamendja e tij, e lere me nje prokurori qe do te duhej akuzen ta bazonte mbi prova e fakte te sakta.

Pastaj me thene qe duhet bere publik lajmi per ngritjen e aktakuzes sepse te akuzuarit kane penguar punen e gjykates dhe kane synuar anulimin e saj eshte qesharake dhe skandaloze. Ama eshte shume tendencioze me qellime per t’i demtuar politikisht figurat e lartcekura dhe per ta demtuar pozicionin nderkombetar te Republikes se Kosoves.

Tekefundit Kuvendi i Kosoves e ka miratu mandatin e Gjykates Sepciale dhe eshte po Kuvendi i Kosoves qe mund t’i heqe mandatin kesaj gjykate. E poashtu ne nje vend demokratik do te duhej secili qytetare te kete lirine e inicimit te seciles procedure, e aq me pak kur i njejti ka pozite publike. U pajtuam apo s’u pajtuam. Ne fund ate pune e vendos shumica e deputeteve.

P.s. Ne rast se eshte hakuar faqja e kesaj gjykate shpresoj shume sinqerisht qe kjo eshte bere nga dikush i jashtem, dashakeq i shtetit te Kosoves, dhe kurresesi nga ndonje i brendshem per interesa te ngushta politike e partiake

Të ngjashme