Kastrati: Serbia ka për qëllim ndarjen e veriut përmes dhunës

Prishtinë | 31 Kor 2022 | 23:33 | Nga Ekonomia Online

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka thënë se serbët kanë qëllim ndarjen e veriut përmes dhunës.

Kastrati në edicionin special në Tëvë1, për zhvillimet në veri, tha se Serbia përmes mercenarëve rus po synon destabilizimin e veriun por edhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Serbët dëshirojnë që përmes dhunës të ndajnë veriun e Mitrovicës. Njëjtë kanë bërë edhe para fillimit të luftës në Kroaci, ku janë barrikaduar. Serbët kanë qëllim kryesor ndarjen e veriut të Kosovës”, tha ai.

Të ngjashme