Katër karroca speciale u dhurohen fëmijëve me nevoja të veçanta

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 10:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata Humanitare Islamic Relief Kosova në bashkëpunim me Handikos kanë shpërndarë 4 karroca speciale për fëmijë me nevoja të veçanta, raporton Ekonomia Online.

Kaltrina Misini nga Handikos, tha se dhurimi i karrocave do të jetë lehtësim i madh për familjet pasi që ato kanë një kosto të lartë.

“Sot jemi të lumtur që arritëm të shpërndamë katër karroca për katër fëmijë përfitues”.

“Këto karroca speciale kanë një kosto të lartë dhe të pa përballueshme me ekonomitë familjare që janë në Kosovë. Prandaj ky do të jetë një lehtësim i madh për ta”.

Ajo tha se përzgjedhja e fëmijëve përfitues është bërë në bazë të nevojave të tyre.

Lavdim Gashi menaxher në Islamic Relief Kosova, tha se gjatë pandemisë me shitjen e maskave është siguruar ky donacion.

“Ka qenë një aksion për shitjen e maskave dhe nga shitje e tyre i i kemi siguruar fondet e mjaftueshme për t’i pajisur këta fëmijë dhe kampanja ka qenë e suksesshme”.

Ai tha se donatore ka qenë edhe një vajzë e cila me paratë e mbetura pasi vëllai i saj kishte bërë aksident një pjesë të tyre e ka dhuruar për këta fëmijë, raporton EO.

Sanije Abazi tha se marrja e karrocës për djalin e saj do t’i lehtësojë punën, derisa shtoi se për ta ka qenë e përballueshme blerja e një karrocë të tillë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme