Katër muaj burgim për të akuzuarin për armëmbajtje pa leje në Pejë

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me katër muaj burgim të akuzuarin K.B. për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve, raporton Ekonomia Online.

Sipas kësaj gjykate i dyshuari në vitin 2014 në mes të pronës së tij dhe pronës së i kishte mbështjellë në një qese najloni dhe kishte fshehur në një gyp të mbuluar me dhe, tri armë – predha dhe dy mbushje.

“Pas identifikimit të këtyre armëve nga ana e dëshmitarëve B.B dhe A.P., të njëjtit kishin lajmëruar policinë, ndërkohë që ishte bërë lokalizimi i vendit të ngjarjes ku pastaj njësiti përkatës për deminim ka bërë deminimin e armëve. Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet më tej në njoftimin e gjykatës.

Të ngjashme