Katër persona rrihen në Mitrovicën e Veriut

Prishtinë | 02 Nën 2021 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Katër kosovarë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë rrahur mes vete në Mitrovicën e Veriut.

Siç njofton policia në raportin 24 orësh, rrahja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti katër të dyshuar meshkuj kosovar, të cilët  kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme