Katër raste me Covid-19 sot në Kosovë

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Katër raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Siç bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë nuk është regjistruar asnjë i vdekur.

Pesë persona raportohen si të shëruar, ndërkaq janë kryer 1.476 teste.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.513 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 293.693 doza të vaksinës.

Deri më sot 78.298 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.467 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.514.

Në total numri i rasteve aktive është 105.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

Të ngjashme