Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Prishtinë | 08 Dhj 2021 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka pranuar katër raste të raportimeve për dhunë në familje gjatë 24 orëve në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Drenas, Prizren e Pejë.

Detaje nga raporti i PK-së:

Fushë Kosovë 06.12.2021 – 22:30. Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë pranuar trajtim mjekësor, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes veti dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Gllogoc 07.12.2021 – 16:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka larguar nga shtëpia vajzën e tij viktimën femër kosovare, e cila nga shqetësimi është alivanosur dhe ka pranuar tretman në QKMF. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren 07.12.2021 – 16:35. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje verbale në familje, ka kanosur dhe sulmuar fizikisht dy viktimat gjyshin dhe nënën e tij viktimat mashkull dhe femër kosovar. Njëri nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. 

Pejë  06.12.2021 – 22:19. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe gjatë intervistimit i dyshuari ka deklaruar se përmes telefonit është kanosur verbalisht nga vëllai i bashkëshortes i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme