Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Prishtinë | 01 Mar 2021 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Rastet kanë ndodhur në komuna të ndryshme teksa për këto raste pati edhe të arrestuar, njofton Klan Kosova.

Tri nga rastet janë gra që u rrahën nga bashkëshortët e tyre.

“Prishtinë 28.02.2021 – 22:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare (bashkëshortes së tij).Viktima është udhëzuar për urdhër mbrojtje dhe ka marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

“Pejë 28.02.2021 – 19:00. I dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht gruan e tij të cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në ndalim policor”.

“Gjakove 28.02.2021 – 17:00. Pas një mosmarrëveshje verbale ka ardhur deri tek përleshja fizike ndërmjet tre të dyshuarve meshkuj kosovarë, relacioni familjare në mes tyre . Pas intervistimit me urdhër të prokurorit tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë”.

“Skenderaj 28.02.2021 – 04:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës kosovare (bashkëshortes së tij).Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme