Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Prishtinë | 14 Gus 2021 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës bën të ditur se janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Rastet e dhunës janë raportuar në Podujevë, Graçanicë, Gjilan dhe Ferizaj.

Podujevë, 13.08.2021-04:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Graçanicë 13.08.2021-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij  femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Gjilan 12.08.2021-21:53. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, tre të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht tri viktima, një mashkull dhe dy femra kosovar-e (të gjithë familjar). Dy të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.

Ferizaj, 14.08.2021-00:47. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se djali i tij, i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj familjes. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Të ngjashme