Katër raste të reja me Coronavirus në zonat e banuara me serbë

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Katër raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në zonat e banuara  me shumicë serbe, ndërsa janë shëruar 30 persona.

Kjo u bë e ditur në një konferencë për media nga epidemiologu Aleksandar Antonijeviq.

Që nga fillimi i pandemisë, janë testuar 4,467 persona, nga të cilët 954 persona janë konfirmuar se kanë virusin e koronës.

Aktualisht ka 345 raste aktive.

Deri më tani, janë shëruar 572 persona – 283 në veri të Mitrovicës, 175 në Leposaviq, 153 në Zveçan dhe 107 në Zubin Potok.

36 njerëz të prekur me koronavirus kanë vdekur në zonat e banuara me shumicë serbe, raporton Radio Kontakt Plus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme