Katër rastet me Coronavirus në Podujevë, tri janë kontakte të gjinekologut të infektuar

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 10:01 | Nga Haldie Rexhepi

Podujeva pas shërimit të nëntë qytetarëve me Coronavirus, ka shënuar edhe katër raste të reja të të infektuarve me Coronavirus.

Njëri nga ta është gjinekologu i infektuar kurse tre të tjerë janë raste kontakti të doktorit.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, në një bisedë telefonike për Ekonomia Online ka treguar se gjendja e të infektuarve me Coronavirus është e mirë dhe po qëndrojnë në vetizolim.

“Rastet e infektuara janë kartër njëri është gjinekologu, dy janë familjarë të tij dhe 1 është infermiere por që ka vizituar klinikën private të doktorit”, tha Rudari.

Rudari ka thënë se gjinekologu dhe dy familjarët e tij jetojnë në Prishtinë kurse infermierja në Podujevë, raporton EO.

“Gjinekologu dhe dy familjarët e tij jetojnë në Prishtinë janë atje, kurse infermierja është në Podujevë në vetizolim dhe gjendja e të gjithë këtyre është e mirë”, tha Rudari.

Deri më tani në vendin tonë janë 598 raste pozitive me Coronavirus, 123 të shëruar dhe 16 të vdekur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme