Katër “S”-të e Asociacionit

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 08:15 | Nga

Përfaqësuesit e serbëve në Kosovë kanë kërcënuar me themelim të njëanshëm të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë serbe, nëse këtë nuk e bën Prishtina zyrtare deri më 20 prill, shkruan sot Koha Ditore.

Politikanët serbë nga Beogradi dhe ata që paguhen nga buxheti i Kosovës në takimin e mbajtur në Mitrovicën e Veriut kanë shfryer mllefin pas arrestimit të Marko Gjuriqit duke përdorur tone nacionaliste dhe raciste kundër shqiptarëve.

Në takimin ku ishin prezent përfaqësues të serbëve dalë nga zgjedhjet e Kosovës, është prezantuar edhe logoja e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, përmbajtja e së cilës është me elemente të Serbisë. Logoja i ngjan simbolit serb me katër “S”, në alfabetin cirilik “C”, që ka kuptimin “Vetëm Uniteti Shpëton Serbët” (Samo sloga Srbina spasava).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme