Katër shtete kundër debatit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Prishtinë | 05 Shk 2019 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Ende është e paqartë nëse në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 7 shkurt do të diskutohet për Kosovën.

ShBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe Polonia kanë kundërshtuar ashpër synimin për të vendosur raporte të rregullta tremujore të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së mbi Kosovën në agjendën e seancës.

Kështu ka deklaruar shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

Ai ka thënë se për herë të parë rendi i ditës nuk është miratuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, idhe se sipas tij, kjo nuk përfaqëson sjellje serioze për një organizatë si OKB-ja.

Daçiq shpjegoi se rendi i ditës do të miratohet më 7 shkurt dhe se nuk dihet nëse Kosova do të jetë në të.

“Ne vështirë se mund të marrim nëntë vota për ta vënë atë në agjendë, sepse nuk ka veto atje, por ata nuk mund të marrin nëntë vota për ta bërë atë të mos ndodhë”, tha Daçiq.

Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të arrijë marrëveshje për çështjen, duke theksuar se nëse – në një kohë kur bllokohet dialogu i Kosovës – dikush thotë se nuk ka nevojë të flitet për Kosovën “mund të pritet që Kosova dhe Metohija kurrë nuk do të të jetë sërish në agjendë”.

Të ngjashme