Katër të arrestuar në Prishtinë e Prizren, konfiskohen 17 kilogramë marihuanë e kokainë

Prishtinë | 16 Sht 2022 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Katër persona janë arrestuar dhe 17 kilogramë marihuanë e kokainë në Prishtinë e Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të policisë të enjten mbrëma, në rastin e parë në Prizren, hetuesit e antidrogës, kanë vënë nën kontroll pesë persona të dyshuar.

“Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, kanë vazhduar me aktivitete të shtuara në teren me qëllim të arrestimit të personave të dyshuar që kryesisht merren me trafikimin në rrugë të substancave narkotike. Sot, më 15.09.2022, në dy qytete (Prizren e Prishtinë), në dy raste të ndara, janë arrestuar katër të dyshuar dhe është konfiskuar substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë”, ka njoftuar Policia.

Personat e hasur aty janë shoqëruar në polici për intervistim. I dyshuari V.D., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar), gjatë intervistës në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar se substanca narkotike është e tij”, thuhet më tej në njoftim.

Ndërkaq, në  rastin e dytë në Prishtinë, në ora 17:00, policia ka ndaluar një veturë me targa vendore pasi dyshohej se drejtuesi i saj ishte një shpërndarës i lëndëve narkotike.

“Tek i dyshuari janë gjetur 55.1 gr. substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Policia, nga organet e drejtësisë, ka kërkuar leje për kontroll në banesën e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: afërsisht 17 kg (16.989 gr.) substancë që dyshohet të jetë marihuanë, 94.7 gr., substancë që dyshohet të jetë kokainë, dy peshore digjitale, një makinë për ngjitjen e qeseve me vakum dhe dëshmi tjera”, ka njoftuar Policia.

Në banesën e S.H., janë hasur edhe të dyshuarit: V.V. dhe A.M., të cilët kishin një sasi substancë mbi tavolinë.

“Pas intervistimit, tre të dyshuarit, me aktvendim nga organet e drejtësisë dërgohen në ndalim deri në 48 orë”.

Sipas njoftimit, në rastin e parë në Prizren: në ora 14:50, hetuesit e antidrogës, kanë intervenuar edhe kanë vënë nën kontroll pesë persona të dyshuar.

“Te njëri nga ta është gjetur substancës narkotikë (dyshohet të jetë marihuanë), me peshë të përgjithshme 121.95 gr., një peshore digjitale, dy mullinj, një pako rizlla dhe dëshmi tjera.

Të ngjashme