Katër të arrestuar për rrahje në Pejë, dyshohet edhe për përdorim të armëve të zjarrit

Prishtinë | 23 Pri 2022 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Një rrahje raportohet të ketë ndodhur në fshatin Loxhë të Pejës, ku dyshohet edhe për përdorim të armëve të zjarrit.

Në lidhje me këtë rast, kanë arrestuar katër të dyshuar, dhe një grua ka marrë tretman mjekësor, përcjell Klankosova.tv.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), ndërsa viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt”. thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të ngjashme