Katër të lënduar në një aksident në Suharekë, veturën po e voziste një i mitur

Prishtinë | 10 Sht 2022 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Katër persona të moshës së mitur janë lënduar në një aksident në Suharekë.

Vetura të cilën po e voziste i mituri humbi kontrollin, duke u përplasur me një gurë skaj rrugës, e më pas  me mbrojtësen e urës dhe ra poshtë saj.

“Vozitësi dhe tre pasagjer të mitur meshkuj pësojnë lëndime trupore dhe dërgohen në emergjencën e Suharekës. Vozitësi për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme