Katër të vdekur dhe 1,096 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 15 Gus 2021 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 7,953 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 1,096 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar për 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2.

Ndërsa, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 53 pacient.

Në total numri i rasteve aktive është 7,853.

Për sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit nuk ka të dhëna për imunizim të qytetarëve.

Të ngjashme