Katër vetura përfshihen në një aksident në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku mes katër veturave ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë, në fshatin Kishnicë, ku si pasojë e kësaj janë lënduar katër persona

Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tregon se të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor.

“Rreth orës 14:00 në rrugë Gjilan – Prishtinë, respektivisht në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident komunikacioni në të cilin kanë qenë të përfshira 4 vetura. Për pasojë nga aksidenti janë lënduar katër persona të cilët me autoambulancë janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka treguar Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme