Katër vjet nga vdekja e Astrit Deharit, bëhen homazhet te varri i tij

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 10:01 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në katërvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, familjarë e qytetarë të shumtë kanë homazhe te varri i Astrit Deharit në Zllatar, raporton Ekonomia Online.

Babai i tij, Avni Dehari ka thënë se edhe pas katër viteve ende nuk është zbardhur rasti i vdekjes së të birit.

“Sot mbushën katër vjet nga rënia e Astrit në burgun e Prizrenit. Drejtësia deri më sot jo vetëm që nuk e e ka dhënë fjalën e vet, përkundrazi kanë bërë manipulime të shumta që ta cilësojnë si akt vetëvrasës, ta fshehin të vërtetën”, ka thënë ai.

Avni Dehari po ashtu tha se si familje u detyruan që të kërkojnë ekspert nga Zvicra për zbardhjen e rastit të Astritit.

“Ne jemi detyruar për të këtë arsye që të kërkojmë ekspert nga Zvicra. E mira do të kishte qenë që tu drejtoheshim organeve të drejtësisë së Kosovës që ta bëjnë punën e vet siç duhet, por ata e bëjnë të kundërtën. Ju mund t’i kujtoni prononcimet e mjekëve ligjorë që në atë kohë bën raport dhe deklaruan se nuk është fjala për vetëvrasje por vrasje”.

“Që të dy mjekët ligjor, Besim Ymaj dhe Besim Latifaj si dhe avokatin Tomë Gashin i kërcënuan se do t’i arrestojnë dhe do t’i dënojnë me burg për arsye se thanë të vërtetën. Ende rasti i Astrit nuk është mbyllur, vet katër vitet flasin për neglizhencën dhe papërgjegjësinë që kanë institucionet tona”.

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, me 5 nëntor 2016, në rrethana ende të pasqaruara, vdiq aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Kurse në ora 12:00 Vetëvendosje do të mbajë konferencë për media për rastin Dehari.

Të ngjashme