Katin e parë të ndërtesës e kthejnë në lokal në Prishtinë, rrezikohet jeta e qytetarëve

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Shumë kate të para të ndërtesave në Prishtinë nga banesa të banimit janë kthyer në lokale.

Së fundmi një rast  i tillë ka ndodhur në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, tek kafet që gjendet tek kjo pjesë e kryeqytetit.

Është alpinistja Uta Ibrahimi që ka publikuar foto dhe ka dhënë  alarmin se një ndërtesë në kryeqytet po rrezikon jetën e qytetarëve pasi i është shkatërruar fasada.

Ajo ka thënë se nuk është e vetmja në Prishtinë.

“Prishtinë! E para, me shkatërrimin e fasadës e rrezikon jetën e njerëzve prej katit 1 deri 12 .. nëse jo jetën, mirëqenien e tyne gjithqysh! Edhe pse inspeksioni e ka ndalu punën disa herë, këta prap kanë vazhduar me punuar, bile tash i paskan vendos dritaret, nesër e prishin edhe pjesën tjetër të murit, e i qesin karriget jashtë, e mandej e shfrytëzojnë oborrin e krejtve për karrige të kafeve .. e kështu me radhë si plot banesa të tjera “, ka shkruar ajo.

Gazeta Online “Reporteri.net”, ka kontaktuar me Adonis Tahirin, drejtor i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, i cili ka thënë se kanë ndalur punimet në objektin në fjalë.

“Po i kemi vendos shiritat dhe ndalur punimet. Janë marrë krejt masat prej Inspeksionit dhe kemi me vazhduar me vendimet tona sipas procedurës”, ka thënë Tahiri për Reporterin.

Të ngjashme