KDI-ja kërkon që të merren masa ndaj deputetëve që u përfshinë në konfrontimet verbale në Kuvend

Prishtinë | 19 Nën 2020 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Instituti Demokratik i Kosovës thotë se po ndjek me shumë shqetësim degradimin e mospajtimeve mes deputetëve të subjekteve politike parlamentare deri në përplasje verbale mes tyre.

KDI-ja dënoi sjelljet jo parlamentare në seancën e sotme, gjegjësisht konfrontimet verbale mes deputetëve të LDK-së dhe LVV-së gjatë interpelancës e cila shtjellonte një temë aq të ndjeshme për qytetarin e Kosovës siç është çështja e të pagjeturve.

“Përveç se janë të papranueshme, këto sjellje cenojnë vlerat themelore të demokracisë të cilat do të duhej t’i promovonte Kuvendi si organi më i lartë përfaqësues në vend. Ne ia rikujtojmë Kuvendit se ai duhet të shërbejë si arenë e diskutimeve përmbajtjesore drejt gjetjes së zgjidhjeve të problemeve të qytetarëve, e jo hapësirë që promovon sjellje e gjuhë jo parlamentare që nuk gjenerojnë asgjë tjetër përveç se polarizim të mëtejmë shoqëror dhe thellim të krizës politike”, thuhet në reagimin e KDI-së.

KDI-ja kërkon që në përputhje me Rregulloren të merren masa disiplinore ndaj deputetëve që penguan seancën e sotme kurse nga kryesuesja e seancës të garantojë mbarëvajtjen e vazhdimit të seancës sipas Rregullores së Kuvendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme