KDI: Në lumenjtë e Kosovës gjenden mbi 10 mijë ton të plastikës

Prishtinë | 18 Qer 2019 | 11:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar tryezë diskutuese me temë “Hartimi i politikave për reduktimin dhe ndalimin e përdorimit të qeseve dhe shisheve plastike”, raporton Ekonomia Online.

Nga KDI-ja u tha se në Kosovë vetëm gjatë vitit 2017 dhe 2018 janë importuar mbi 12 milionë ton të qeseve dhe shisheve plastike.

Adelina Hasani nga KDI-ja tha se megjithëse nuk ka statistika të sakta se sa është numri i qeseve dhe shisheve të plastikës, nga organizata që merren me mbrojtjen e ambientit kanë  treguar se vetëm në lumenjtë e Kosovës gjenden mbi 10 mijë ton të plastikës.

“E shohim që në kohën e fundit, në dekadën e fundit, prodhimi i  qeseve të plastikës është bërë problem global. Vetëm në vitin 2017 flasim për prodhimet në nivel global, ka qenë 328 milionë ton të prodhimit të qeseve plastike. Në Kosovë nuk kemi statistika të sakta të prodhimit të qeseve dhe shisheve plastike në Kosovë. Në Kosovë, vetëm gjatë vitit 2017 dhe 2018 janë importuar mbi 12 milionë ton të qeseve dhe shisheve plastike, organizatat që merren me mbrojtjen e ambientit kanë treguar se vetëm në lumenjtë e Kosovës gjenden mbi 10 mijë ton të plastikës”, ka thënë Hasani.

Majlinda Aliu, autore e hulumtimit parlamentar ka thënë se në Kosovë duhet të nis përdorimi qeseve pa aditiv dhe të ndalohet importi i tyre në mënyrë që të mbrohen prodhuesit vendës.

“Nëse kishim ndjekur një praktikë të shteteve tjera për përdorimin e qeseve pa aditiv , propozimi është që të ndryshohet udhëzimi administrative I MPPH-së, i cili sipas informative që kam veç janë duke punuar në këto ndryshime dhe aty do të mund të ndodhte lejimi dhe përdorimi i qeseve pa aditiv dhe të ndalohet importi i tyre, të mbrohen prodhuesit vendës”, tha ajo, raporton EO.

Sipas saj, problem tjetër global janë edhe shishet e plastikës për të cilat tha se BE-ja pret që nga viti 2025 diku 25 për qind e prodhimit të shisheve të plastikës të jetë e riciklueshme.

Deputeti i PSD-së, Driton Çaushi, tha se në Kosovë nuk kemi asnjë informacion mbi ndotjen e ujërave, tokës dhe ushqimit edhe nga mbetjet tjera, por edhe nga plastika

“ Në Kosovë nuk kemi asnjë informacion mbi ndotjen e ujërave, tokës dhe ushqimit edhe nga mbetjet tjera, por edhe nga plastika. Përveç tyre ka edhe një dimension tjetër që është edhe vizuel, jo më I rëndësishmi por besoj që në çfarëdo mënyre që e trajtojmë vendin kjo prapë do të ketë një ndikim, qeset e përfaqësojnë atë produktin më të dukshëm që e gjejmë gjithkah kur qarkullojmë në Kosovë”, tha ai, raporton EO.

Ai tha se janë dy mundësi që janë parë si të suksesshme për ndalimin dhe caktimin e një kosto të caktuar për qeset e plastikës. Ai tha se caktimi i një kosto,  ulë në bazë prej 80 deri 95 për qind përdorimin e qeseve të plastikës. Sipas tij, metoda e biodergradimin që është e obligueshme në Kosovë, nuk është metodë efikase dhe e shëndetshme.

“Mendoj që janë dy rrugë, qeset e holla nën 15 mijë kron të jenë të ndaluara dhe qeset e tjera të ajnë me pagesë, por edhe këto të jenë të biodegradueshme”, tha ai.

Të ngjashme