KDI: Prishtina, ndër kryeqytetet më transparente në Evropë

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 12:25 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka prezantuar hulumtimin për transparencën e 26 kryeqyteteve evropiane, mes të cilave është vlerësuar dhe Prishtina, raporton EkonomiaOnline.

Diana Metushi-Krasniqi nga KDI-ja tha se në një matje që është bërë për të vlerësuar transparencën e kryeqyteteve evropiane, Prishtina ka qenë njëri ndër kryeqytetet që ka ofruar të dhëna të shumta kështu duke u treguar transparente.

“Matja është realizuar në dhjetor të vitit 2018 ku maten masa e vlerësimeve të kryeqyteteve evropiane. Prishtina është njëra ndër kryeqytetet më transparente që ka përmbushur 75% të indikatorëve. Prishtina dhe Oslo tregojnë praktika të mira të publikimit të buxhetit dhe raporti i shpenzimeve, Stokholmi tregon mënyrën me të mirë të shpenzimeve buxhetore ku në mesin e publikimeve të shpenzimeve pasqyrohen fotografitë e informatat tjera”, tha ajo.

Krasniqi tha se 15 kryeqytete kanë zgjedhur te mos jenë transparente dhe KDI-ja gëzohet që Prishtina nuk ka qenë njëra ndër to.

“15 nga kryeqytetet e matura të Evropës nuk kanë ofruar përgjigje dhe nuk kanë qenë transparente. Ne jemi të gëzuar që Prishtina nuk është në ketë mes. Prishtina është shembull i transparencës, KDI fton qeverisjen të zbatoj praktikat transparente të suksesshme të kryeqyteteve tjera evropiane qe të avancohen edhe më tutje në mënyrë qe informatat të plasohen sa më të kuptueshme për qytetarët”

“Transparenca është e rëndësishme dhe duhet të shërbej si bazë e mirëfilltë për besimin e qytetarëve”

Të ngjashme