KE-ja vazhdon vlerësimin e kriterit të fundit për vizat

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 08:26 | Nga

Muaji qershor pritet ta përcaktojë përfundimisht fatin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Kah fundi i këtij muaji pritet që Komisioni Evropian (KE) ta publikojë rekomandimin lidhur me atë se sa është përmbushur kriteri i fundit për viza, lufta ndaj krimit të organizuar e korrupsionit, shkruan gazeta “Zëri”.

Ekspertët e procesit të integrimit konsiderojnë se vlerësimi do të jetë pozitiv dhe se procesi i liberalizimit mund të finalizohet përgjatë këtij viti.

Njëjtë shpresojnë edhe krerët institucionalë, të cilët thonë se Kosova tashmë ka dorëzuar të gjitha të dhënat te zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) për punët që janë kryer rreth këtij procesi.

Ndërkaq zyrtarë nga KE-ja kanë thënë për gazetën se vlerësimi i kriterit të fundit është duke vazhduar ende në këtë institucion.

Ndërkohë, është bërë e ditur se në momentin që do të plotësohen të gjitha kushtet Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti Evropian do ta miratojnë edhe formalisht rekomandimin e KE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme