KEDS-i konfirmon se ka një punëtor të infektuar me Coronavirus, nis gjurmimin e kontakteve

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Kompania KEDS ka konfirmuar se më 15 prill një punëtorë i kompanisë ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Në njoftimin e lëshuar nga kompania thuhet se i infektuari më COVID-19 ka qenë në karantinë prej një jave dhe se është nga qyteti i Ferizajt.

KEDS tashmë pas rezultimit pozitiv të këtij rasti është vënë në kërkim të kontakteve.

Njoftimi i plotë:

KEDS njofton se një punëtor i kompanisë në Distrtiktin e Ferizajit është testuar me datën 14 prill dhe ka rezultuar pozitiv me Covid 19. Ai kishte një javë që ishte vënë në karantinë nga KEDS—i. Kjo kishte ndodhur pasi me 08 prill u shfaq rasti i parë në fshatin e tij. Ne si kompani kemi reaguar menjëherë dhe e kemi dërguar punonjësin, por edhe ekipin e tij të ngushtë në karantinë, duke u bazuar në udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për rastet e tilla. Gjatë qëndrimit në vet karantinë në shtëpi pikërisht më datën 15 Prill kur doli rezultati i testimit, ai rezultoi pozitiv. Pasi e kuptuam rastin dje, menjëherë si KEDS kemi ndërmarrë masa në identifikimin e të gjitha kontakteve tjera që mund të ketë pasur punonjësi.

Që nga dita e parë me datën 12 mars, kur u morën vendimet nga institucionet qeveritare dhe ato të kujdesit shëndetësor, KEDS ka krijuar Komisionin e Emergjencave i cili nga afër po monitoron situatën dhe bazuar në atë marrjen e masave të nevojshme: si furnizimin e të gjithë stafit me maskë dhe doreza. dezinfektimin në baza të rregullta të të gjitha ndërtesave dhe makinave, dërgimin në shtëpi të rreth 400 punonjësve për arsye të ndryshme (gra shtatzëna, kujdesin për fëmijë, sëmundje kronike), dërgimin e një pjese të stafit administrativ që punojnë nga shtëpia, vetë-karantinimin e punonjësve nga zonat e prekura, duke furnizuar punonjësit e terrenit me rroba të mjaftueshme nëse është e nevojshme të hyjnë në zona karantine për të rregulluar çdo ndërhyrje urgjente, etj. Të gjitha këto u morën për të minimizuar efektin e mundshëm të Covid 19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme