KEDS mobilizon mbi 200 punëtorë për festën e Bajramit

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A, njofton se ka mobilizuar mbi 200 punëtorë për të siguruar furnizim sa më të mirë me energji elektrike me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Punëtorët do të intervenojnë në kohën më të shkurtër të mundshme anëkend terrtorit të vendit.

Ditëve të fundit vendi është përballur me kushte të rënduara atmosferike, të cilat kanë shkaktuar prishje në rrjetin elektrik.

Ekipet kanë qenë në terren dhe i kanë evituar në kohën më të shkurtër të mundshme të gjitha prishjet.

Por, në disa zona të caktuara, reshjet kanë qënë shumë të theksuara dhe e kanë pamundësuar gjetjen e shpejtë të prishjeve dhe evitimin e tyre.

Edhe nesër parashihen rreshje atmosferike, prandaj në këto rrethana, mobilizimi i punëtorëve është i domosdoshëm në mënyrë që të gjithë qytetarët të kenë një festë sa më të mirë, njofton KEDS përcjellë Klan Kosova.

KEDS apelon tek të gjithë qytetarët që në rast se shohin ndonjë prishje apo ndonjë anomali në rrjetin elektrik ta lajmërojnë menjëherë kompaninë në numrin e telefonit pa pagesë 080079100 apo përmes rrjeteve sociale dhe formave tjera të komunikimit.

Të ngjashme