KEDS mohon rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

KEDS-i me anë të një komunikate ka mohuar raportimet se janë rritur çmimet energjisë elektrike.

Sipas tyre mediet për këtë i janë referuar të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, por që një raportim i tillë nuk është i vërtetë

Komunikata e plotë:

Çmimet e energjisë elektrike nuk janë rritur

Sot në disa portale ka dalë një lajm i pavërtetë se gjoja çmimet e energjisë elektrike janë rritur në Kosovë. Kjo nuk është e vërtetë. Portalet thirren në raportin e Agjencinë së Statistikave të Kosovës.

Çmimet e energjisë elektrike nuk janë ngritur në Kosovë asnjë cent tash e disa vjet. Ju lutem ta korrigjoni këtë lajm të pavërtetë!

Autoriteti për lëvizje të çmimeve të energjisë elektrike është Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Ajo nuk ka marrë asnjë vendim për rritje të çmimeve. Ju lutem drejtojuni këtij institucioni, pasi është më kredibili për çmimet e energjisë elektrike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme